AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 16:04

Rama i premton kryeministrit grek: Në qendër të Derviçanit do të vendoset busti i babait tuaj

Rama i premton kryeministrit grek: Në qendër të Derviçanit
Rama dhe Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri, për të përuruar sheshin e Derviçanit dhe bustin e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, babai i Kyriakos Mitsotakis.

Konstantinos Mitsotakis vdiq më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ishte kryeministri i parë dhe i fundit grek që ka vizituar në Shqipëri minoritetin grek.

Rama tha se në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis, do të përurohet edhe busti i tij.

“Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish 5 herë këtu. Por duhet të fitosh zgjedhjet njëherë që të vish si kryeministër. E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Na jep fjalën të vish këtu ta inagurojmë, se unë do jem prapë kryeministër, të inagurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit.” tha Rama.

Rama tha se do vendoset busti dhe emri i tij në sheshin duke thënë me batutë se për ta bërë këtë Kyriakos duhet të fitojë zgjedhjet e 2023.

“Unë dëshiroj që këtu para jush greku t'u jap fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë se ne kemi përgatur projektin e rilindjes urbane të sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit  dhe në nderim të tij do vendoset edhe busti i kryeministrit.

Për të merituar një bust Kyriako duhet të vijë ja 5 herë këtu. Për ta bërë këtë duhet të fitoj zgjedhjet, por nuk ishte kryeministër bust nuk ka. E dyta në pëërvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu kështu Kyriakon…se unë vet kryeministër do jem” tha Rama me humor.