TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Risena Xhaja njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Hipotekës Durrës. Xhaja mori detyrën e drejtoreshës së Hipotekës Durrës më 15 dhjetor të viti 2021, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen.
Xhaja ka thënë për ABC News se ka patur presion të vazhdueshëm për tjetërsimin e pronave në zonat e nxehta të Durrësit dhe se është ndjerë e kërcënuar.
Xhaja mbante njëkohësisht postin e drejtoreshës së kadastrës së Durrësit dhe të nëndrejtoreshës në kadastrën e përgjithshme. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.