TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga foltorja e Kuvendit se buxheti i qeverisë për vitin 2022 do të mbetet në histori me vjedhjet më të mëdha të kryera nga qeveria në pushtet. Berisha tha se qeveria ka vjedhur nga buxheti 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri, ndërsa tha se në tetë vite qeveria ka zhvilluar mbi 280 tendera sekretë.
Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e viti 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave zyrtare? Ishte buxheti i vjedhjes se 122 miliardë lekëve nga këta që nxijnë prapa shpinës sime. Shifër që del nga institucioni zyrtar kushtetues. Keni vjedhur 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. Më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Në tetë vitë janë zhvilluar 280 tendera sekretë për të vjedhur. 30% të tenderave ia keni dhënë atij që keni dasht pa garë. Buxheti i 2022 do mbetet në histori si buxheti me vjedhjet më të mëdha.