AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 15:45

Artan Hoxha thumbon kryeministrin pas deklaratave për minoritet grek: Himara është Shqipëri, qirje Rama

Artan Hoxha thumbon kryeministrin pas deklaratave për minoritet grek:
Foto ilustruese: Kryeministrat Mitsotakis e Rama dhe gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, në  Finiq dhe Dropull dhe deklaratat e tij për minoritetin grek. Hoxha shigjetoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Himara është Shqipëri dhe jo minoritet grek dhe nuk njihet si e tillë nga Shqipëria.

“Himara eshte SHQIPERI, qirje Rama.

Mitsotaqi! Mitsotaqi! Mitsotaqi!

Kryeministri grek, po “patrullon” sot në jugun e Shqiperise, me nje helikopter model “Chinook” te forcave ushtarake greke.

Autoritetet shqiptare e kane cilesuar si nje vizite ne zonat minoritare në jugun e Shqiperise.

Madje kryeministri Rama, do ta shoqeroje homologun grek, në nje pjese të madhe te vizites.

Media greke e ka cilesuar, si vizita e pare e nje kryeministri grek, në Himare.

Sipas tyre, në zonen e Vorio-Epirit, lirite dhe te drejtat e bashkekombasve greke, shkelen nga Shqiperia.

Duke pare axhenden e Mitsotaqis, bie në sy fakti, se ai, do te vizitoje Finiqin, Livadhjane dhe Derviçanin, te cilat Shqiperia i njeh zyrtarisht si zona minoritare.

Me falni, por vizita e kryeministrit grek nis nga Himara!!!!!

Himara as nuk eshte minoritet grek dhe as nuk njihet zyrtarisht nga Shqiperia si e tille.

Himara eshte e banuar historikisht dhe masivisht nga shqiptare.

Por në Himare, Mitsotaqi po parakalon si triumfatore në pedonalen e qytetit para qytetareve shqiptare greqisht-foles, qe mbajne flamuj e simbole greke dhe po flet nga podiumi i improvizuar para zyrave të OMONIA-s, ne krah te Fredi Bejlerit!!!!!

E di kryeministri yne kete pune???!!!

Qirje Rama, Himara nuk eshte minoritet grek.

Himara ka qene prej mijera vjetesh, eshte dhe do te mbetet pjese e pandare e territorit te Shqiperise.

Kallo taksidhi qirje Rama, mazi me to filos tu, qirje Mitsotaqis…

(Udhetim të mbare zoti Rama, bashke me mikun tend, zotin Mitsotaqi).

Koha eshte e maskarenjeve,

SHQIPERIA eshte e shqiptareve…????????????????????????????????”, ka shkruar Artan Hoxha në rrjetet sociale.