AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 17:32

Tedi Blushi: Rama, përgjegjësi i ritmeve dramatike të shpopullimit të vendit

Tedi Blushi: Rama, përgjegjësi i ritmeve dramatike të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shprehet se mbi 1100 shqiptarë kanë aplikuar për azil në muajin shtator në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Blushi thekson se, ritmet dramatike të shpopullimit nxiten nga kryeministri Edi Rama.

Postimi i Blushit

Mbi 1100 shqiptarë kanë aplikuar për azil në muajin shtator një nga shtetet e Bashkimit Europian, duke arritur rekord për largimet brenda vitit.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga EUROSTAT, në total, për 10-mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 qytetarë shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti nuk përfshin largimet masive drejt Britanisë së Madhe, që nëse konsideroheshin e bëjnë raportin edhe më tronditës!

Ritmet dramatike të shpopullimit të vendit i nxit vetëm Edi Rama me politikat e tij kundër të rinjve, duke mos u krijuar mundësi reale të qendrojnë në vend, të përballojnë kostot e jetesës dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar familjet e reja.

“Rilindja” është shkaktare kryesore e humbjes së perspektivës së të rinjve dhe e vrasjes së shpresave të tyre!

Vetëm largimi i Edi Ramës, armikut të rinisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor e ndal shpopullimin dhe u jep fund dramave familjare!

Zgjidhja nuk është më braktisja e vendit por beteja kundër së keqes që ka marrë peng të ardhmen e rinisë!

Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet!