TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shprehur kritika ndaj ligjit për dekoratat dhe titujt e nderit, të cilat i kalojnë kryeministrit Edi Rama si kompetencë për t’i dhënë.
Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se mazhoranca kërkon të uzurpojë çdo pushtet, duke i marrë edhe kompetenca Presidentit të vendit. Ajo deklaroi se mazhoranca do që ta kthejë Presidentin në kukull, të mos ketë mundësi as për të dhënë një dekoratë.
Sipas Zhupës, Rama kërkon që të përkthejë dhënien e medaljeve në vota për forcën e tij politike.
Zhupa: Duket shumë qartë, nuk ka njeri që nuk e shikon. E tha Rama publikisht, që kjo bëhej sepse Presidenti i mëparshëm kishte dhënë shumë dekorata, kishte respektuar shumë personalitete dhe këto mund të ishin mbështetje dhe mund të përktheheshin në vota për të. Nuk kishte se si t’ju shpëtonin dhe këto dekoratat. I mori Rama për qokat e tij. Keni krijuar kancelarinë për urdhrat dhe medaljet. Kancelari do të emërohet nga ana e kryeinsitrit. Nuk ka as statusit e nënpunësit civil. Me kod pune që kryeministri e heq dhe e vendos, që të mos i shkojë ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje pa e ditur kryeministri.
Edhe në kolegjin përkatës, janë 9 anëtarë, prej të cilëve, 8 janë të kryeministrit. Dhe një prej anëtarëve është nga Akademia e Shkencave. Sot që ne e kemi Akadeinë e Shkencave të kapur politikisht, që drejtohet nga ish-ministri i fundit i Arsimit në kohën e diktaturës. Edhe ky anëtar është nga e njëjta parti. Presidenti ka vetëm një anëtar në këtë kolegj. I keni vendosur limite për limite.
Presidentit i keni vendosur vetëm 10% tagër për të vendosur në atë kolegj. Si ta ktheni një President, një pushtet që duhet të jetë si garant në të gjitha palët, si ta ktheni në një kukull, që nuk dhuron dot asnjë dekoratë për merita. Ju keni aq merak, saqë shpikni edhe tituj. Keni filluar fushatën në çdo bashki për të krijuar ca tituj. I bëni për t’i shfrytëzuar politikisht. Për të thirrur njerëz që nuk ju vijnë.