AKTUALITET, 9 Prill 2026, 10:26

Interpelanca/ Seanca plenare, Braçe shkon në Kuvend me qese ushqimesh me vete, batuta me Manjën: Lëre tani, se janë muhabete leshi

Interpelanca/ Seanca plenare, Braçe shkon në Kuvend me qese

Pak para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shkuar në parlament me një qese ushqimesh me vete.

Si për të reflektuar çmimet e larta të ushqimeve që Braçe i ka denoncuar shpesh në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, deputeti socialist zgjodhi këtë mënyrë këtë seancë plenare.

Së bashku me Braçen ishte dhe deputeti tjetër socialist Ulsi Manja. Teksa po hynin dhe po bisedonin, Braçe dëgjohet që i thotë Manjës: Lëre tani paj Zotin, muhabete leshi.

Me kërkesë të tij, sot do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Bujqësisë Andis Salla për fermerët dhe situatën e prodhimit, përpunimit, tregtimit të qumështit në vend.

Interpelanca/ Seanca plenare, Braçe shkon në Kuvend me qese