TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zyrtar i lartë i Doganave të Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka marrë 17.500 euro ryshfet për të ndërhyrë në dy procedura që zhvilloheshin pranë Administratës Doganore.
I arrestuari është Xhever Imeri, ndihmësdrejtor në Administratën Doganore. Sipas autoriteteve maqedonase, ai u kap pasi mori 17.500 euro para të shënuara më parë nga policia.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bën të ditur se Imeri dyshohet se kishte kërkuar paratë në këmbim të përdorimit të ndikimit të tij për të ndërhyrë në dy procedura pranë Doganave. Mediat maqedonase raportojnë se operacioni u zhvillua pasi autoritetet kishin marrë informacion për ryshfetin. Pas marrjes së parave, Imeri dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap dhe u arrestua.
Paratë prej 17.500 eurosh u sekuestruan, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të rastit dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë.