AKTUALITET, 9 Prill 2026, 09:22

Operacioni/ Me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ e shiste kokainë, në pranga 52-vjeçari në Poliçan

Operacioni/ Me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ e shiste

Një 52-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë në Poliçan teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën sasi kokaine, kanabisi, që i posedonte për shitje, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

52-vjeçari me iniciale A. Z., është me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Berat/Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes.

Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.

Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë".