AKTUALITET, 11 September 2026, 15:24

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, është plagosur me thikë, në rrethana ende të pazbardhura dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mëson se i riu është plagosur në këmbë. Pak minuta pas ngjarjes është arrestuar në polici autori i dyshuar i plagosjes. Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit dhe autorit të krimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve, ndërsa pritet të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.