AKTUALITET, 8 Prill 2026, 19:05

Rama nga kompleksi industrial në Durrës: Do financojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme! Kreditim deri në 2 mln euro për…

Rama nga kompleksi industrial në Durrës: Do financojmë

Nga kompleksin industrial në Durrës, ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial, kryeministri Edi Rama tha se shteti do të ndihmonte kompanitë e vogla dhe të mesme, por edhe ndërmarrjet që kërkonin të rriteshin, duke mundësuar kreditime deri në 2 mln euro.

Ai theksoi se investimi në teknologji dhe aftësi profesionale që përkthehet drejtpërdrejt në paga më të larta dhe vende pune cilësore

“Biznese si ky tregojnë qartë drejtimin e ekonomisë: më shumë vlerë të shtuar, më shumë specializim dhe më shumë mundësi për punonjësit”, u shpreh ai para të pranishmëve gjatë fjalës së tij sot (8 prill).

Në këtë takim me punonjësit e kësaj ndërmarrjeje u shoqërua nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Kreu i qeverisë tha se ndërmarrjet që ofrojnë paga të larta për punonjësit janë shtuar ndjeshëm në Shqipëri, teksa shtoi se për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të rriten, do ketë ndihmë nga shteti nëpërmjet platformës “Dyfisho ndërmarrjen tënde.”

“Në një kohë kur mund të rendisim shumë gjëra pozitive që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së ekonomisë, por ndërkohë kemi bindur që ka më shumë për të bërë mundësi, për këtë arsye jemi duke përgatitur një program të posaçëm financimi për ndërmarrjet. Qëllimi është financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe për ato ndërmarrje që mund të jenë ndërmarrje të mëdha por duan të investojnë në mënyrë të veçantë në mënyrë njerëzore dhe procese sociale pune, ne do të vendosim në dispozicion një instrument të ri financimi. Do ta bëjmë shumë më të lehtë kreditimin. Do vendosim një tavan deri në 2 milion euro për ndërmarrjet që kanë në plan për t’u rritur”, u shpreh kryeministri.

Kreu i ekzekutivit vuri në dukje edhe vlerën e këtij aktiviteti, që në dukje trajton mbeturinat, deri ato teknologjike, por që për kompanitë tha se janë si “miniera”, pasi mund të trajtojnë prej tyre edhe përmbajtjet e arit.

“Ashtu siç e pamë nga prezantimi që na bënë themeluesit e kompanisë, ka nisur me një ëndërr të madhe, por me mundësi jashtëzakonisht të kufizuara dhe hap pas hapi janë transformuar në realitete mbresëlënëse, si realiteti që sapo pamë, ku faktikisht shkohet nga mbetjet elektronike tek përpunimi i nivelit më të lartë i unazave dhe varëseve të arit. Faktikisht nxirret ar nga mbetjet që për shumëkënd konsiderohen thjesht si mbeturina për t’u hequr qafe, ndërkohë që për këtë kompani janë si një material i një miniere prej së cilës krijohet vlerë e shtuar”, tha Rama.

Ai foli edhe për çështjen e skemës së re të pensioneve që po aplikohet në shtet dhe privat, ku individët mund të përfitojnë pensione më të larta nëse derdhin më shumë kontribute. Sipas kryeministrit, nëse një individ në administratë do derdhë një lekë më shumë në fondin e sigurimeve për pension, edhe shteti do kontribuojë po me këtë shumë.

E njëjta skemë edhe në sektorin privat, ku nëse një punonjës vendos të derdhë më shumë sigurime, edhe kompania do të bashkohet me të njëjtin kontribut.