TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale nga qelia, Meta nderoi viktimat e sulmeve, shprehu solidaritet me familjet e tyre dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.
"25 vite më parë, bota u trondit nga sulmi i pabesë dhe mizor terrorist i 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar njëkohësisht fillimin e një aleance të gjerë ndërkombëtare kundër terrorizmit, ku Shqipëria u rreshtua që në momentet e para dhe ka dhënë kontributin e saj me përkushtim dhe sakrificë. Sot nderojmë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e tyre dhe popullin amerikan.
Mirënjohje për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe personelin mbështetës që kanë shërbyer e sakrifikuar në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit. I përjetshëm kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Voglit!
Shqipëria dhe SHBA, krah për krah, si anëtarë të NATO-s, do të jenë gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes, si dhe në forcimin e aleancës sonë strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes dy kombeve tona" shkroi Meta