AKTUALITET, 8 Prill 2026, 17:35

Zbulohet skema e re me mesazhet mashtruese! Policia lajmëron qytetarët: Paraqiten si njoftime zyrtare nga e-Albania! Ja si të ruheni

Zbulohet skema e re me mesazhet mashtruese! Policia lajmëron

Policia e Shtetit ka njoftuar për një skemë të re mashtrimi që qarkullon përmes mesazheve SMS, e ngjashme me rastet e mëparshme të “Postës Shqiptare”.

Për këtë çështje, është depozituar edhe kallëzim nga vetë institucioni i Postës pranë Strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Policia thekson se këto mesazhe nuk kanë lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm:

Të mos klikojnë në linke nga numra të panjohur;
Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara;
Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.

Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al;
Fshirja e menjëhershme e mesazheve të dyshimta;
Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve.

Policia e Shtetit rikujton se mbrojtja nga mashtrimet online kërkon vigjilencë dhe përdorimin ekskluziv të kanaleve zyrtare për çdo shërbim apo pagesë elektronike.