TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Në vendin e quajtur “Ura e Laskos”, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Katër persona mbetën të plagosur nga ky aksident, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Sot në datë 09.04.2026 në aksin rrugore Vlorë -Kuç në vendin e quajtur “Ura e Laskos” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë mjeti tip Suzuki me targë AA912YO me drejtues S Z dhe mjeti tip Nissan me targe AB753TO me drejtues I Gj i cili u transportua me autoambulancë në drejtim te spitalit Rajonal Vlorë për ndihme mjekësore bashkë me pasagjerët N Gj.. dhe A Gj që ndodheshin në këtë mjet.
Të dëmtuarit kanë pësuar dëmtime shumë të lehta sipas konfirmimit të mjekëve. Testet e alkoolit për të dy drejtuesit 0.00 mg/l.