AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 15:50

Zjarri del jashtë kontrollit! Ndalohet kalimi drejt aksit të Finiqit, nis ndërhyrja me helikopter

Zjarri del jashtë kontrollit!  Ndalohet kalimi drejt aksit të Finiqit,

Zjarri në Finiq të Saranedës ka marrë përmasa të frikshme. Sipas raportimeve flakët kanë djegur të gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe zjarri ka kaluar brenda në objekt.

Zjarri po përparon drejt fshatit, ku po rrezikohen edhe disa banesa.

Gjithashtu nga ana e policisë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës. Ende nuk dihet nëse ka pasur banesa të djeguara ose jo.