AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 15:31

Atentati në Francë, flet vëllai i biznesmenit: U vra se i doli para atentatorit për të mbrojtur djalin dhe nipin

Atentati në Francë, flet vëllai i biznesmenit: U vra se i doli

Vëllai i biznesmenit Ylli Bezhani i cili mbeti i vrarë të dielën në Francë zbulon detaje nga atentatin ku mbeti i vrarë 47 vjeçari dhe u plagosën nipi (djali i Saimirit) dhe djali i Yllit.

"Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë.

Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, - s’jemi informuar ende nga policia sepse ngjarja është në hetim - erdhi me motor me bateri,  nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë.


Im vëlla del ballë përballë personit për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq", tha ai në një intervistë për Report Tv.

Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.