AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 11:09

U arrestuan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25 prill, gjykata liron gjashtë të akuzuarit

U arrestuan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25

Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitje për gjashtë të ndaluarit e akuzuar se kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për gjashtë të arrestuarit dhe tha se vendimin e gjykatës do ta apelojë.

Më poshtë janë emrat e personave ndaj të cilëve Prokuroria e Elbasanit lëshoi urdhër arreste pasi dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në pranga ranë shtetasit Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku. Por të gjithë këta u liruan të shtunën e 2 korrikut nga gjykata.

Ndërsa dy të tjerë rezultojnë në kërkim: Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Ata ishin caktuar nga partitë politike në rolin e numëruesve nëpër qendra të ndryshme votimi. 4 prej tyre, ishin caktuar nga Partia Socialiste, 2 nga Partia Demokratike dhe 2 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Socialiste

Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi
Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito
Mili Vasku