AKTUALITET, 1 Korrik 2022, 22:32

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një person i

Një plagosje me armë zjarri raportohet këtë të premte në rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në afërsi të një karburanti.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 51-vjeçari M.P. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre .

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Mirditë / Informacion paraprak

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.