AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 08:41

Rama: Në aeroportin e Kukësit po zbarkojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

Rama: Në aeroportin e Kukësit po zbarkojnë turistë nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga aeroporti i Kukësit.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.