TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda, ku dy shqiptarë t e dyshuar rrahën për vdekje një 42-vjeçar grek, i cili ishte në një lokal nën shoqërinë e të dashurës së tij.
Ngjarja e rënda ka ndodhur disa ditë më parë në Rafina të Athinës, ndërsa në pamje duket momenti kur të rinjtë rrahin grekun, sapo ai del nga tualeti i lokalit.
Sapo nis sherri, ndërhyn edhe pronari për t’i ndarë, ndërsa më vonë vjen edhe një punonjës i lokalit.
Dy 24-vjeçarët që u arrestuan për vrasjen kanë dalë sot para hetuesve. Njëri prej tyre ka deklaruar se nuk kishte ndërmend që ta vriste, ndërsa autori i dytë është shprehur se ka “varësi ndaj alkoolit”.
Ndërkohë dy të rinj të tjerë, të cilët kanë dëshmuar si dëshmitarë okularë, janë akuzuar nga hetuesi dhe do të kërkojnë falje në ditët në vijim.