AKTUALITET, 2 Korrik 2022, 11:41

Gjykata liroi sot shokët e tij, por policia arreston numëruesin e shpallur në kërkim. Dyshohet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Gjykata liroi sot shokët e tij, por policia arreston numëruesin e

Gjykata liroi sot shokët e tij, por policia arreston numëruesin e shpallur në kërkim. Dyshohet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Në të njëjtën ditë që Gjykata liroi shokët e tij, të arrestuar pak ditë më parë, për akuzat e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Elbasanit arrestoi njërin prej numëruesve që kishte shpallur në kërkim.

Në pranga ra Oltion Bajrami. Ndërkohë një tjetër numërues, Eduart Zito vijon të jetë në kërkim.

Pak ditë më parë, në pranga ranë shtetasit Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku. Por të gjithë këta u liruan me “detyrim paraqitje” të shtunën e 2 korrikut nga gjykata.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.