AKTUALITET, 3 Korrik 2022, 10:17

Lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga maternitetit, zbulohet gjendja e nënës dhe fëmijës

Lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga maternitetit, zbulohet gjendja

Gruaja 35-vjeçare, e cila u hodh bashkë me foshnjën nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë është jashtë rrezikut për jetën.

Kështu deklaron spitali i Sarandës, teksa thekson se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Si nëna dhe fëmija janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit.

Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.

Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, deklaron spitali.