AKTUALITET, 3 Mars 2023, 17:36

Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane nuk lëvizin nga ambientet e Gjykatës së Apelit

Gjyqi për vulën e PD-së, përfaqësuesit e Ambasadës
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane

Në Gjykatë e Apelit Tiranë po zhvillohet episodi i fundit i sagës së gjyqit për vulën e partisë demokratike, nëse do ti kalojë Berishë, apo do t’i mbetet Alibeajt.

Përfaqësuesit e të dy palëve ishin prezent në çdo moment të procesit që po shqyrtohet nga apeli për këtë çështje shumë të rëndësishme të opozitës.

Por ajo që ka rënë në sy ditën e sotme përveç palëve në proces dhe protestës së opozitës, ishin dy përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët nuk kanë lëvizur në asnjë moment nga ambientet e gjykatës.

'Eraldo Stafuka-TPZ'