AKTUALITET, 27 September 2026, 14:37

Skandali në SHISH, Rama nuk merr përgjegjësi: Arrestimi ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi ku ka mbajtur një fjalim drejtuar qytetarëve. 

“Zhvillimet e ditëve të fundit pas arrestit të ish drejtueses së SHISH kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ishte një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh po të bëjmë fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç.

Çdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet. Cdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo që nuk ka imunitetit kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo në podiumin e kryeministrit”, tha Rama.

Ai shtoi se respektimi i pavarësisë së drejtësisë nuk nënkupton heshtjen për çështje që prekin interesin shtetëror.

“Këto piketat e vijës së sjellje time ndaj çështjeve individuale të drejtësisë kane qenë dhe mbeten kështu, për të gjithë.Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje”, tha Rama.