AKTUALITET, 3 Mars 2023, 15:51

Po kontrollonte territorin kundër kultivimit të kanabisit, rrëzohet polici në Korçë

Po kontrollonte territorin kundër kultivimit të kanabisit,

Një punonjës Policie në Korçë gjatë kontrollit të territorit kundër kultivimit të kanabisit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar fraktura në kokë.

Mësohet se rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësi i Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasi Artion Ropi, rreth 55 vjeç , të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë.

Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.