AKTUALITET, 3 Mars 2023, 16:13

E RËNDË/  E zuri kamioni poshtë pasi u përmbys, ndërron jetë shoferi

E RËNDË/  E zuri kamioni poshtë pasi u përmbys,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ditën e sotme. Mësohet se një person ka humbur jetën, pasi e ka zënë poshtë kamioni.

Sipas informacioneve të para, viktima i cili rezulton të jetë shoferi i kamionit, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.