TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për rreth 1 orë e gjysmë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u mbajtën fjalime kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, në protestën kombëtare të organizuar nga opozita.
Padyshim që momentet më pikate të kësaj proteste ishte fjalimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe atij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndërkohë, disa protestues teksa vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, i kanë vendosur flakën dy manekinëve të veshur si të burgosur, me foto të kryeministrit Rama dhe atë të McGonigal.

Protesta
Kryedemokrati, Sali Berisha, simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht nisën marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar Berisha, bashkë me deputetë demokratë doli nga zyra e tij rreth orës 12:25, ndërsa iu bashkuan protestuesve në bulevard ku u vendos edhe himni kombëtar.
Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit bllokoi disa rrugë, që prej orës 10:00, deri në përfundim të tubimit.