TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Palët në Partinë Demokratike po presin jashtë dyerve të gjykatës së Apelit Administrativ, vendimin e trupës gjykuese për vulën e PD.
Në fotot e shkrepura jashtë dyerve të gjykatës, shihet një pankartë e vendosur në derën e saj ku shkruhet: “Pa pluralizëm nuk ka demokraci”.
Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të palëve në PD dhe përfaqësues të mediave po presin dhënien e vendimit.
Indrit Sefa i cili përfaqëson grupin e Alibeajt kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Ivi Kaso kërkoi që kjo kërkesë të shpallet e pavlefshme pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime.

