AKTUALITET, 3 Mars 2023, 15:12

“Luizi, kryeministri i ardhshëm” /Droni sfidon pankartat në protestën e opozitës në Tiranë (VIDEO)

“Luizi, kryeministri i ardhshëm” /Droni sfidon pankartat
Droni me pankartën për Luizin

Pjesë e protestës së opozitës sot është bërë edhe “Luizi i Big Brother”. Disa protesues kanë ngritur një dron me një banderolë ku shkruhet “Luizi kryeministër i ardhshëm”.

Luizi ka shprehur simpatinë për kryetarin e PD-së Berisha dhe ai ia ktheu me komente pozitive, ndërsa politikanët janë turrur për ta bërë të tyrin banorin e "BBV". 

Banderola me dron sfidoi pankartën që mbahej nga të rinjtë e FRPD-së ku shkruhej “Mjaft është mjaft” dhe imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, të veshur me rroba burgu, një kostum karakteristik me vija të bardha e të zeza.