AKTUALITET, 3 Mars 2023, 15:08

Policia e Tiranës arreston 5 persona të dyshuar për krime të ndryshme

Policia e Tiranës arreston 5 persona të dyshuar për krime të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Të ndaluarit dyshohet se janë përgjegjës për disa krime si “Dhuna në familje” dhe “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:

- Y. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;

- E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

- A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.