AKTUALITET, 3 Mars 2023, 15:42

"I bëj thirrje Luizit të vijë në PD"/ Qytetari shkoi në protestë me kalë nga Laçi, ja thirrja që ka

"I bëj thirrje Luizit të vijë në PD"/ Qytetari

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Ai ka treguar se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.

“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luizit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.