TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale ka sqaruar deklaratat që ka bërë dje në Kuvend duke mohuar se ka parlajmëruar se një tjetër politikan do të shpallet non grata nga SHBA.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon!” shkruan Rama.
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon????????♂️
— Edi Rama (@ediramaal) March 3, 2023
Në seancën e djeshme plenare një deklaratë e Ramës teksa po jepte sqarime në lidhje me çështjen “McGonigal” u interpretua sikur paralajmëroi një tjetër non grata.
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.