AKTUALITET, 3 Mars 2023, 16:53

Protesta para kryeministrisë, Meta: Rama është i vetëm përballë popullit shqiptar. Shkaktar kryesor i shpopullimit dhe varfërisë

Protesta para kryeministrisë, Meta: Rama është i vetëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë nga fjala e tij në protestën e zhvilluar ditën e sotme para kryeministrisë.

Meta shprehet se Edi Rama është i vetëm përballë të gjithë popullit shqiptar që ka vendosur ta largojë për shkak të shpopullimit dhe varfërisë që ai ka shkaktuar.

“Edi Rama është i vetëm. Ai sot ka përballë të gjithë popullin shqiptar që ka vendosur ta largojë si shkaktarin kryesor të shpopullimit dhe varfërisë.

Sot shqiptarët paguhen më pak se në Kosovë dhe çdo vend të rajonit për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së Ramës dhe bandës së tij të “Rilindjes””, thotë Meta.