TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në ditën e dytë të gjyqit ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.
Rama e ka cilësuar të pagëlltitshme dhe një çorbë të shpifur të gjithë akuzat që bëhen ndaj tyre që udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht.
Kreu i qeverisë në një postim në Facebook ka postuar foton e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me mbishkrim nga fjalët e tij të thëna sot në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.
Postimi i Ramës:
SIGURISHT QË PO!
Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!
MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA ”, shkruan Rama.