AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 10:43

VIDEO/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi, çahet asfalti

VIDEO/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën e

Vijojnë problemet si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.

Moti i keq ka shkaktuar çarjen e asfaltit në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshat është çarë asfalti. Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.