AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 19:40

Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçar në Shkodër, dyshimet e para

Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçar në Shkodër, dyshimet

Një 40-vjeçar në Shkodër është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në oborrin e banesës.

Dyshohet se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, një 40 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.