AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 18:45

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP nis procedurat për paraqitjen e kandidaturave: Ja kushtet që duhen plotësuar

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP nis procedurat për paraqitjen e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur nisur procedurat për paraqitjen e kandidaturave për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një njoftim për mediat, KLP thotë se të gjithë prokurorët e interesuar për të kandiduar, duhet të paraqesin një platformë kandidimi.

Kushtet që duhen plotësuar janë si më poshtë:

Platforma ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
e. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Kandidatët që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të paraqesin platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 02.11.2022, ora 24:00.

Platforma e kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në rrugë postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: [email protected].

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP nis procedurat për paraqitjen e