AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 21:06

Dita e Presidentëve/ Ilir Meta: Ta duam Kushtetutën tonë, ashtu siç e duan amerikanët. Të vendosur të qëndrojmë krah SHBA-ve

Dita e Presidentëve/ Ilir Meta: Ta duam Kushtetutën tonë, ashtu

Me rastin e ditës së presidentëve, Ilir Meta ka nderuar krerët e shtetit amerikan që prej themelimit të SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet ta duam Kushtetutën ashtu siç e donte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Washington.

Meta ka kujtuar me radhë të gjithë presidentët amerikanë që kanë kontribuar për Shqipërinë që prej Wodrow Wilsont e deri te  George Bush.

POSTIMI I METËS

TA DUAM KUSHTETUTËN TONË, SIÇ E DONTE GEORGE ËASHINGTON KUSHTETUTËN E VENDIT TË TIJ!
Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George Ëashington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese.
Kujtojmë në veçanti Presidentin Ëoodroë Ëilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë.
Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë.
Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.
Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë.
Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!