TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtarja e Posaçme Flora Hajredinaj lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu i dyshuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Në seancë, avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë, dhe nuk rrezikon e ka për qëllim shmangien e drejtësisë por që nuk e pranuan.
Avokati deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij. Ndërkohë, SPAK pretendon se avokati i ka marrë një shtetasi italian 8 mijë euro me premtimin se do të ndikonte te vendimmarrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve.