TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjike ishte vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, Klajdi Bitri. Trupi i tij është përcjellë dje nga të afërm, miq dhe të njohur drejt portit të Ankonës, për t’u varrosur në vendlindje.
Komuniteti shqiptar dhe shokët e tij marshuan duke kërkuar “drejtësi” për vrasjen e 23 vjeçarit.
Tullumbace të bardhë dhe duartrokitje shoqëruan udhëtimin e fundit nga Italia drejt Shqipërisë të trupit të Klajdi Bitrit, 23 vjeçari i vrarë të dielën rreth orës 17:00 me shtizë peshkimi në Sirolo (Ankona).
Sipas prokurorisë italiane, personi që ka tërhequr shtizën e peshkimit është 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, i cili tashmë në burg.
Në rreshtin e parë ndodhet vëllai i Klajdit, Xhuliano dhe më pas janë miqtë e tij. Teksa ata parakalojnë në portin e Ankonës brohoriten një fjalë të vetme: “drejtësi, drejtësi, drejtësi”.
Arkivoli u mbajt në shpatulla dhe u transportua mbi njëqind metra, deri në kontrollin e portit, me tollumbacet që ngriheshin në qiell.