TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha deklaroi sot se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së. Në një konferencë për mediat, Berisha hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Bashën dhe Alibeajn, duke i quajtur “pengje të Ramës” që sipas tij e kanë nxjerrë veten jashtë.
“Grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin me kryetarin e grupit dhe të tjerë, për arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet është tek të gjitha palët. Ky është një vendimi drejtë, në përputhje me interesat e PD-së. Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër përveç Ali Bashës dhe Lul pengut, kjo parti është e hapur për diskutime. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Ramës. Kanë bërë zgjedhjen e vet.”-tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, replikoi menjëherë, duke u shprehur se janë vetë Berisha dhe kryeministri Edi Rama, ata që përfaqësojnë lidhjet e politikës me bandat dhe krimin.
"Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptarët", tha Basha.