AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 10:47

Qëndrimet e Ramës ndaj Kosovës, Berisha: Kjo verë i preu biletën, mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi

Qëndrimet e Ramës ndaj Kosovës, Berisha: Kjo verë i preu

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar që po mbahet prej orës 10.00, ka deklaruar se kreu i qeverisë, Edi Rama, me qëndrimet e tij ndaj Kosovës, shkeli çdo kod të marrëdhënies së fqinjësisë mes dy vendeve.

Berisha theksoi se Rama “mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizoi funeralin politik, por mori atë që meritonte”.

Ish-kryeministri u shpreh se “kjo verë i preu biletën atij”, duke shtuar se kreu i qeverisë “u përpoq të zëvendësonte Lajçak dhe Eskobar, të dilte si përfaqësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, por drafti dhe përpjekja përfunduan në koshin e humorit, talljes e përçmimit që meritonte”.

“Në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë e kuptoj qenë mënyrën se si funksionin parlamenti, si parlamentesh cubash, hajdutësh dhe njerëzish që nuk kanë, s’njohin as ligj, moral, e as Kushtetutë e rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët shkelmohen çdo orë e çdo ditë. Është në funksion të regjimit të Ramës, të krimit, drogës e vjedhjes Është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrimi më suprem ndaj zgjedhësve, na detyron ne që jo vetëm të ulemi por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Evropë, pas Putinit dhe Lukashenkos.

Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë e parim. Por kjo verë, i preu biletën atij.

Mjafton të rikujtoj qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare e antishqiptare, por shkelin edhe Kosovës, antikombëtare e antishqiptare, por shkelin edhe çdo kod të marrëdhënies së fqinjësisë mes dy vendeve. Mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizoi funeralin politik, por mori atë që meritonte.

Organizoi turnin Ballkanik, atë të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçak dhe Eskobar dhe të dilte si përfaqësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Por drafti dhe përpjekja përfunduan në koshin e humorit, talljes e përçmimit që meritonte.

Rama është turpi i Shqipërisë dhe shqiptarëve"-deklaroi Berisha.