AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 10:31

Koncesioni i sterilizimit, Arben Gjata paraqitet në SPAK

Koncesioni i sterilizimit, Arben Gjata paraqitet në SPAK
Arben Gjata (i pari, djathtas) sot në SPAK

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë Arben Gjata është një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit, ndërkohë që ai është paraqitur në SPAK.

GJKKO për Gjatën ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë siç e përcakton edhe procedura ai duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj.

Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC.