TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për gjendjen shëndetësore jo të mirë të Fatos Nanos. Në konferencën me gazetarët, ai i uroi atij shërim të shpejtë. Sali Berisha tha gjithashtu se Rama është Jagoja e Fatos Nanos dhe nuk lë fatkeqësi pa përdorur.
“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë.
Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.
Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër.
Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë.
Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta.
Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj. me radhë"-tha ish-kryeministri.
Fatos Nano vazhdon trajtimin në spital në ditën e 9-të të shtrimit si pasojë e problemeve me frymëmarrjen. Ish-kryeministri socialist, vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive. Mjekët i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.
Më 24 gusht 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish- kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Teksa lideri historik i PS-së po kalon ditë të vështira në spital, ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. Në reagimin e tij në rrjete sociale për shëndetin e Nanos, kryeministri Rama shkroi se lutjet dhe mirënjohja e tij por dhe e të gjithë socialistëve shkojnë për të për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.
Nano u bë një prej personazhëve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste. Ai ka qenë katër herë kryeministër i vendit, i dyti në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar pas Mehmet Shehut. Më konkretisht, në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.
Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë”, tha Berisha.