AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 14:51

I dyshuar për zhdukjen e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, vijon zbatimi i masës ‘arrest me burg’ për Albi Mecinin, i riu ‘kyç’ gojën në gjyq

I dyshuar për zhdukjen e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, vijon

Gjykata e Sarandës vendosi sot vijimin e zbatimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Albi Mecinin, si personi i dyshuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur 4 muaj më parë.

Mësohet se i riu nuk ka folur gjatë seancës para togave të zeza.

Albi Mecini u soll nga Fier drejt Sarandës nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Sarandës. Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa 'arrest me burg'.