AKTUALITET, 1 Shtator 2023, 11:35

Shtyhet seanca për Dritan Goxhajn të arrestuar në Tiranë për llogari të Speciales, avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares

Shtyhet seanca për Dritan Goxhajn të arrestuar në Tiranë

Shtyhet seanca për Dritan Goxhaj, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Avokati mbrojtës ka bërë kërkesë për përjashtim të gjyqtares
së çështjes.

Ditën e djeshme, mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.

Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik. Ai, me një letër publike nga burgu, shkroi pak ditë më parë se dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar trojave tona, teksa shton se, sot gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik.