TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enkeleida Fejzo, njëra prej 7 kandidatëve për primaret në PD tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kishte shumë eksperienca politike dhe do të jetë shërbëtore e qytetarëve.
“Për shkak të marrëdhënieve të mira që kam patur me qytetin e Tiranë, sepse unë jetoj këtu prej 22 vitesh, prej 4 vitesh kam emigruar në Belgjikë jam përpjekur të integrohem dhe të jap diçka më shumë në një vend tjetër".
Ylli Rakipi: Kanë dalë kandidatët e primareve dhe bashkohen me njëri-tjetrin, japin intervista dhe përqafohen në fund. Ti si do t’i mundësh këta?
Enkeleida Fejzo: I pari që mund të mësoj se ka eksperiencë politike është Fartmir Merkoçi, sepse është hero për së gjalli i PD-së dhe për këtë e vlerësoj. Kam parë 200 pjesë teatrale dhe kjo më ka bërë të mësoj shumë për pjesën teatrale të njerëzve në komunikim. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me komunitetin e Tiranës, sepse kam mësuar shumë nga komshinjtë e mi. Kam jetuar në një zonë shumë të mirë në fillim, në zonën e “Mine Pezës” dhe kam mësuar shumë nga qytetarët e vjetër.
Ylli Rakipi: Doktorin (Berishën) e ke takuar ndonjëherë?
Enkeleida Fejzo: Doktorin e kam takuar që kur kam qenë 17 vjeçe. Unë aderoj prej 22 vitesh dhe prej 20 vitesh unë jam e propozuar nga dega numër 9 për primaret sepse te unë shohin një njeri si ata. Unë kam shumë eksperienca dhe do të quhem shërbëtore e qytetarëve.
