AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 22:01

“Kërkesat e tyre i kaluan qëllimet që kishin bisedimet”/ Paloka tregon pse PD nuk doli me një kandidat të përbashkët

“Kërkesat e tyre i kaluan qëllimet që kishin
Edi Paloka

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, në lidhje online me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se bisedimet që PD të dilte me një kandidat të përbashkët dështuan, sepse kërkesat e grupit të Alibeajt i kaluan qëllimet që kishin bisedimet.

“Ne po vazhdojmë me procedurat, me procesin njësoj siç i kemi planifikuar. Shpresonim të ndryshonte diçka për mirë dhe vetëm një qëllim kishin ato bisedimet që të dilnim me kandidatë të përbashkët, por nuk u arrit për arsyet që tashmë janë bërë publike. Kërkesa e tyre i kaluan qëllimet që kishin bisedimet dhe jemi po aty ku ishim. Pra kemi primaret, do të nxjerrim kandidatët për zgjedhjet dhe ndërkohë edhe me protestat dhe mënyrat e tjera të reagimit të kësaj qeverie”-tha Paloka.