TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për protestën e 12 nëntorit.
Paloka tha se protesta do të ketë pjesëmarrje shumë të lartë.
Ai u pyet nga gazeari Ylli Rakipi se cili është qëllimi i protestës dhe përse ajo do të jetë e ndryshme nga protestat e Lulzim Bashës, që deklaronte nga shkallët e PD-së, "rrëzimin" e Edi Ramën pas çdo proteste.
Paloka tha se mund të ketë mosbindje civile dhe skenarë të ndryshëm.
Pjesë nga biseda:
Edi Paloka: Nuk them dot një numër ekzakt, por them me bindje të plotë që kjo do të jetë mbase protesta më e madhe që ka bërë ndonjëherë opozita. 7 korrikun e mbajmë mend. Kini parasysh që u zhvillua në kushtet më të pafavorshme. Mjafton kjo për të kuptuar sa do të shtohen protestuesit. Në këtë periudhë qeveria nuk ka bërë ndonjë të mirë për shqiptarët, por doza e të këqijave është rritur.
Ylli Rakipi: Rama mund ti ketë rritur zullumet, por a është rritur opozita?
Edi Paloka: Ka gjithmonë pengesa që krijohen që të mos lejojnë protestues. Në 7 korrik shumica e protestuesve ishin nga Tirana, ky është një lajm i mirë. Tirana zakonisht reagon më me vështirësi. Pra, ky është lajm i mirë.
Ylli Rakipi: Berisha thotë mosbindje civile, jo të dhunshme por jo gudulisëse. Çfarë do të thotë kjo?
Edi Paloka: Mosbindja civile jo detyrimisht është dhunë, por nuk është shëtitje në bulevard. Mosbindja civile ka forma nga më të ndryshmet. Mosbindja civile mund të nisë që te mospagimi i taksave. Për këto duhet ndërgjegjësim shumë i madh i qytetarëve. Dhuna nuk duhet ti trembë qytetarët, sepse po bëjnë propagandë, dalin të çmendur thonë do të fillojë lufta. Nuk është e vërtetë. Qytetarët të vijnë të qetë. Nuk do të jetë vetëm shëtitje në bulevard, por nuk do të ketë dhunë. Ne nuk dalim për ti bërë fresk qeverisë. Berisha thotë një shprehje, herë e drejton protestën dhe herë të drejton protesta.
Ylli Rakipi: Luli Basha i bëri qesharake protestat. Ishin të mëdha, por ai pastaj i qesharakëzonte. Që ju të korrigjoni këtë gjë, është e vështirë. Cilat janë objektivat e protestës?
Edi Paloka: Protesta ka vetëm një kërkesë, largimin e qeverisë. A arrihet atë ditë? Këtë nuk mund ta them sot, se duhet të ishte kryengritje për këtë…
Ylli Rakipi: Më vijnë disa informacione, që protestuesit do të rrinë atje nuk do të largohen. Di gjë për këtë?
Edi Paloka: Nuk më kanë lënë të merrem me organizimin…