AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 22:08

Edi Paloka tregon pse Alfred Rrushaj dorëzoi mandatin dhe u largua nga Kuvendi

Edi Paloka tregon pse Alfred Rrushaj dorëzoi mandatin dhe u largua nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar përse Alfred Rrushaj vendosi të largohej nga Kuvendi duke dorëzuar mandatin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Paloka tha se Rrushaj u investua në bisedimet mes dy grupeve në PD dhe kërkonte bashkimin e partisë, por kjo dështoi dhe ai u ndje i zhgënjyer. 

"E di për zotin Rrushaj pse është larguar. Kam biseduar edhe përpara me të.

Fredi nuk i bëri publicitet asaj gjëje dhe i kërkoj ndjesë. Fredi ishte një nga njerëzit që u përpoq të bashkonte dy grupet brenda grupit parlamentar. Ramë dakord në disa pika si mund të bashkëpunohej. Arsyeja më e fortë ishte zhgënjimi prej kësaj", deklaroi Paloka.